Një pjesë e sindikatave në vend kanë protestuar të enjten, duke kërkuar ndër të tjera edhe respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimin e statusit socio-ekonomik të tyre
Fisnik PASHOLLI
Shkup, 16 prill – Një pjesë e sindikatave në vend kanë protestuar të enjten duke kërkuar ndër të tjerash edhe respektimin e të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimin e statusit socio-ekonomik të tyre. Ata janë ankuar edhe për lëshimin e punëtorëve nga puna, uljen e pagave dhe pushimet mjekësore që nuk paguhen me 100 për qind në kohë pandemie, problemet me të dielën si ditë jo pune etj. “Kërkesat tona janë respektimi i ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Në Maqedoni po shkelen të gjitha ligjet e së drejtës së punës, ndërsa kur ne kërkojmë që ato të respektohen, atëherë kemi presione ndaj liderëve dhe anëtarëve të sindikatave”, thotë Bllagoja Ralpovski, kryetar i Konfederatë s së Sindikatave të Maqedonisë. Sipas tij, në rast se nuk ka dialog të mirëfilltë për kërkesat e tyre, ku të gjithë do të respektohen jo nga pozita e pushtetit por si partner social, atëherë do të vazhdohet edhe më tej me protestat, shkruan gazeta KOHA.
Kërkohet edhe respektimi i Ligjit për pagën minimale ku ajo duhet të rritet në mbi 16 mijë denarë në vend se 15.194 denarë , si dhe harmonizimin e pagave në bazë të marrëveshjeve kolektive. Paraprakisht, sindikatat kanë kërkuar që rritja e pagës minimale të bazohet në treguesit si indeksi i harxhimeve të jetesës, rritja e pagës mesatare dhe rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Apo me fjalë të tjera, kërkohet që paga minimale të jetë në vlerën e 60 për qind të pagë s mesatare, për shkak se më shumë se 100 mijë punëtorë janë pranues të pagës minimale, ndërsa gati 40 për qind e tyre janë të punësuar në administratën publike.
Nga Konfederata e Sindikatave të Maqedonisë , thonë se vështirë se do të realizohet edhe reforma në administratë për shkak se sipas tyre, gati gjysma e të punësuarve në këtë sektor marrin paga minimale. Nga atje shtojnë se për shkak të mosrespektimit të Ligjit për pagën minimale dhe mosharmonizimit të marrëveshjeve kolektive , punëtorët me shkallë të ndryshme të ndërlikueshmërisë së punës janë të barazuar dhe marrin të njejtë n pagë . Kërkohet edhe vendosja e terminit “punë e shtrenjtë të dielën”, që nënkupton se ai punëdhënës që ka nevojë , mund të vendosë të punojë të dielën, por të mos ketë diskriminim sipas veprimtarive të ndryshme, por puna të dielën ti mundë sojë punëtorit 24 plus 12 pushim ditën e ardhshme , ndërsa punëtori të mund të punojë më së shumti 150 orë punë pas orarit.
Nga ana tjetër, në periudhën e kaluar në Maqedoninë e Veriut në vazhdimësi ka pasur kritika për shkeljen e të drejtave të punëtorë ve që është shënuar edhe në raportet e ndryshme të organizmave ndërkombëtare.
Në raport progresin e vitit 2020 të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut theksohet se legjislacioni ekzistues i punës siguron trajtim të drejtë dhe të barabartë të punëtorëve dhe siguron mbrojtje relativisht të mirë në rast pushimi nga puna. Mirëpo zbatimi i ligjeve vazhdon të mbetet prapa në shumë fusha. Janë miratuar edhe ndryshimet në ligjin për pagat minimale, që parashikojnë rritjen e saj të qëndrueshme , me qëllim rritjen e ekonomisë përmes konsumit privat. Performancat apo të arriturat profesionale të Inspektoratit Shtetëror të Punës mbeten të ulëta. Nuk ka pasur asnjë çështjet të më dha në lidhje me punën e fëmijëve. Njëherësh, në fushën e politikës sociale dhe punësimit, theksohet se meqenëse rekomandimet e vitit të kaluar nuk ishin zbatuar plotësisht, ato mbeten të vlefshme. Në vitin e ardhshëm, apo në vitin 2021 vendi sidomos duhet të vazhdojnë të zbatojë masat e aktivizimit për personat me papunësi afatgjate dhe me kualifikime të ulëta, përfshirë gratë, personat me aftësi të kufizuara dhe romët. Sugjerohet edhe përmirësimi i kapaciteteve të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe përforcimi i dialogut dypalësh ndërmjet punëdhënësve dhe punëtorëve.
Rekomandohet edhe t të vazhdohet me ofrimin e ndihmës për të gjitha grupet e cenueshme në shoqëri gjatë adresimit të varfërisë dhe anti-diskriminimit. Progres i kufizuar është arritur lidhur me dialogun shoqëror. Këshilli Ekonomik dhe Social ishte i përfshirë në mënyrë aktive në ndryshimin e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës. Konsultime trepalëshe vendosën strukturat në 12 komuna. Dialogu shoqëror dypalësh i sektorit privat mbetet i dobët, si dhe angazhimi i partnerëve socialë për të përforcuar marrëveshjet kolektive. Anëtarësia në sindikata po zvogëlohet, duke rrënuar përfaqësimin e punëtorëve. Në përgjithësi, besimi i punëtorëve në aftësinë e sindikatave për të funksionuar në një mënyrë të pavarur po përkeqësohet. Zbatimi i Ligjit për Zgjidhjen Paqësore të Kontesteve të Punës mbetet i dobët. Në përgjithësi, dialogu social është joadekuat, ndërsa kapacitetet e partnerëve social mbeten të dobëta. Nga 79 Konventa të ratifikuara të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 77 janë në fuqi, ndërsa asnjë konventë e re nuk është ratifikuar gjatë periudhës raportuese. Shprehen shqetësime se Ligji i ri për Arsimin Fillor dhe Ligji për Arsimin e Mesëm përmbajnë dispozita, që lejojnë zëvendësimin e punëtorëve grevistë në arsimin fillor dhe të mesëm, që devijojnë nga Konventa 87 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës për lirinë e sindikatave dhe mbrojtjen e të drejtës së tyre për tu organizuar. (koha.mk)