Shkup, 9 prill – Sindikata e të punësuarve në minierën “Sasa”, anëtare e MESO – Sindikata multietnike për arsim të RM-së të mërkurën do t’i fillojë negociatat me udhëheqësinë e minierës për zgjidhjen e kërkesës ekonomike-sociale të punëtorëve, të cilat ishin arsye për grevën në mars të këtij viti.
Siç informon kryetari i MESO-s dhe i Organizatës sindikale të “Sasa”-s, Drage Jovanovski, miniera “Sasa” në Kamenicë të Maqedonisë ka hyrë në grevë më 14 mars dhe ka bërë grevë dy ditë, ku u theksuan kërkesat themelore-rritja e pagës, përmirësimi i kushteve për punë në minierë dhe rregullimi i stazhit të pensionit i cili nuk ishte rregulluar një kohë të gjatë.
Ai theksoi se pasi është konfirmuar se rreth 400 të punësuar janë anëtarë të MESO-s, ndërsa në një sindikatë tjetër janë rreth 100 anëtarë të cilët nuk bëjnë greva, është tejkaluar marrëdhënia injorante e punëdhënësit ndaj kësaj sindikate, ndërsa kërkesat e tyre janë kuptuar seriozisht.
Në bisedimet për tejkalimin e situatës janë përfshirë përfaqësues të Qeverisë që në përgjithësi të fillojnë të negociojnë për kërkesat e shtruara. Kusht ishte që të tërhiqen procedurat e parashtruara gjyqësore kundër Sindikatës nga ana e punëdhënësit, ndërsa nga ana e tyre greva të lihet në pushim.
Sipas Jovanoskit, pagesa e gërmuesve në miniera lëviz midis 40.000 deri në 60.000 denarë, ndërsa në korniza evropiane për të njëjtën punë pagesa është 4.000 deri në 5.000 euro.