Shkup, 26 dhjetor – Sindikata e Pavarur e Policisë sot reagoi për vendimet më të reja të sjellja nga MPB për risistemimin e një pjese të të punësuarve të cilët janë kryetarë të organizatave sindikaliste.
Ndihmës sekretari i përgjithshëm i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Martin Efremov deklaroi se më 24 dhjetor, dy ditë pas zgjedhjes së tij ndihmës sekretar i përgjithshëm i sindikatës, i është dhënë vendim për risistemim nga stacioni policor në Aerodrom në stacionin policor Bllacë.
“Duke e pasur parasysh atë që jam jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, madje edhe i rikualifikuar për polic për rezultatet e mia drejtpërdrejtë i shpërblyer personalisht prej ministrit ndërsa për zbatimin e detyrave të mia të punës nuk jam paralajmëruar as gojarisht, dëshiroj ta pyes ministrin nëse duket kësisoj profesionalizimi në MPB, me dërgimin e punëtorëve në mal, thjeshtë për shkak të aktiviteteve të tyre sindikale”, pyeti Efremov.
Nga Sindikata e Pavarur e Policisë paralajmëruan se nëse nuk marrin përgjigje për mbrojtjen e anëtarëve të tyre do të kërkojnë prej gjykatave kompetente.
Mbështetje morën edhe prej Konfederatës së organizatave sindikaliste ku është anëtare Sindikata e Pavarur e Policisë.