Shkup, 7 mars 2018 (MIA) – Sindikata e Kulturës e Republikës së Maqedonisë kërkon nga Ministria e Kulturës fillim urgjent të përpilimit të Ligjit të ri për Kulturë në krijimin e së cilës do të kyçen përfaqësues të sindikatave dhe bartësit e veprimtarive në kulturë.
Kërkesën sot do ta kumtojnë në konferencë për media në të cilën nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të kërkojnë prolongim të afatit për përpilimin e sistematizimeve, afatin e ndarjes së vendimeve për sistemimin e të punësuarve dhe ndryshimin e statusit “ofrues të shërbimeve publike” në Ligjin për të punësuar në sektorin publik.
Nga Ministria e Financave, megjithatë, Sindikata e Kulturës kërkon miratim të mjeteve për avancimin e të punësuarve të cilët kanë fituar tituj më të lartë profesional dhe artistik.