Shkup, 21 dhjetor – Sindikata e punonjësve nga administrata, organet e gjyqësisë dhe Shoqatave të qytetarëve ka paralajmëruar se të hënën do të dorëzojë kallëzim penal kundër kryetarit të Këshillit gjyqësor që është edhe kryetar i Këshillit buxhetor gjyqësor, Zoran Karaxhoski për shkak të dy vendimeve për pagesën e shtesës në lartësi prej 35 për qind për anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe pagën retroaktive të shtesës për muajin shtator dhe tetor.
Dy vendimet e 30 nëntorit dhe 19 dhjetorit sipas Sindikatës janë skandaloze pasi nuk ekziston bazë ligjore për pagesën e shtesës për anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe pagës retroaktive.
“Nëse gjykatësit konform vendimit i pranojnë shtesat për shtator dhe tetor, ndërsa nëse atë e bëjnë për herë të dytë edhe anëtarët e Këshillit gjyqësor do të bëhen bashkëpjesëmarrës në këtë vepër penale që ka bërë kryetari i Këshillit buxhetor gjyqësor”, ka thënë në pres konferencën e sotme, kryetari i Sindikatat të AOGJSH-së, Peco Grujovski.
Sipas Sindikatës, revolti tek nëpunësit gjyqësorë është i madh dhe ekziston mundësia për grevë që nëse do të realizohej do të ishte më radikal. Atyre, siç thonë nga Sindikata nuk u është paguar shtesë në lartësi prej 10 për qind në prill, ndërsa në mënyrë joligjore u janë mbajtur 40 për qind nga paga gjatë kohës së grevës në vitin 2016.
Si një nga vendimet që të ulen tensionet në gjyqësi, Sindikata e AOGJSH-së e sheh në atë t’u kthehen paratë nëpunësve gjyqësor nga greva dhe të sillen ligjet e paralajmëruara nga gjyqësia.