Sindikalistët e policisë ankohen, “Polici pa pistoletë, sikur gazetari pa mikrofon”

Shkup, 5 dhjetor – “Përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Policisë edhe më tej janë nën përndjekje nga kryeshefat”. Kështu thotë kryetar i sindikatës së pavarur të policisë Goce Delçev Todev. Sipas tij policit nga Strumica, Aco Balltovski, i është marrë pistoleta, i janë dhënë 7 masa disiplinore dhe po i përgatitet edhe padi penale, me pretekstin se ka vozitur 10km në orë më shumë se e lejuara dhe se nuk është kthyer në kohë pasi ka dalë në pauzë.

“Mundohen kryeshfa të caktuar të imponojnë diçka që nuk është e vërtetë dhe kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Policisë në Strumicë Aco Balltovskit është duke ju përgatitur diçka që mendoj se në periudhën e ardhshme do të duhet ta rregullojmë nëpër gjykata, sepse puna është shumë serioze sepse kolegut tonë i montohet një rast i cili ka të bëjë me realitetin”, deklaroi Goce Dellçev Todev, kryetar i Sindikatës së pavarur të policisë.

Marjan Risteski kryetar i konfederatës së policisë mendon se këto presione bëhen vetëm e vetëm sepse ata janë pjesë e Sindikatës së pavarur të policisë.

“E dini çka do të thonë një polici ti merrni pistoletën? Sikur një muzikanti ti merrni instrumentin, si juve gazetarëve tua merrnin mikrofonin, kamerën, doktorit ti merret skalperi, mishtarit ti merret thika. Ata njerëz mbesin jo funksional”, pohoi kryetari i Konfederatës së policisë, Marijan Risteski.

Fidanço Petrov nënkryetarë i strukturës sindikale të pavarur të policisë, thotë se edhe ai tanimë 9 vite punon pa pistoletë dhe tani syrin ja kanë vënë kolegut të tij Aco Balltovski. Petrov ka një pyetje për ministrin?

“I bëj thirrje publike ministrit dhe e përsëris pyetjen, të përgjigjet publikisht se si gjatë natës, pas largimit të kryeshefit të sektorit të punëve të brendshme të Sindikatës së pavarur të policisë, përfaqësuesi ynë i sindikatës, nga punëtori u shndërrua në jo punëtor më i madh kundër të cilit janë ngritur 7 procedura disiplinore ndërsa këto ditë i montohet edhe padi penale”, tha Fidanço Petrov .