Në ndeshjen mes Xhenoas dhe Lacios, kur shifrat ishin 1-1 drejt fundit të takimit, lojtari i vendasve Pandev ka simuluar për një penallti që arbitri kurrë nuk e akordoi, pasi ishte “teatër”.
Gjyqtari e dënoi me karton të verdhë dhe të gjithë menduan se çdo gjë u mbyll me kaq, por gjykatësit sportive e kanë marrë sërish këtë rast në shqyrtim dhe kanë vendour që t’i japin një dënim tjetër. Ai do të paguajë një gjobë prej 2 mijë eurosh, dicka që nuk ka ndodhur kurrë më përpara, në rast simulimesh.
Tashmë të gjithë sulmuesit në kampionatin italian duhet të kenë kujdes pasi me shumë mundësi në raste të tilla do të dënohen edhe ata.