Futbolli është një lojë burrërore, thuhet, por atë e luajnë edhe femrat. Burrërore, ka kuptimin e ashpërsisë, të fortësisë së dyluftimeve, të mosdorëzimit para ngarkesave fizike e psikologjike, por edhe ndaj kundërshtarit. Në këtë qasje, të antagonizmit, ka shumë futbollistë tipikë, që spikasin. Por, si te çdo gjë tjetër, ekziston edhe ana tjetër e medaljes.
E kemi fjalën për ata futbollistë, që shtiren në fushë, duke “aktruar” në moment të ndryshme, duke simuluar, sikurse thuhet në gjuhën e futbollit. Spanjollja “AS” ka përmbledhur disa “futbollistë-aktorë”, që kanë aktruar në fushën e blertë. Nga Busquets te Cristiano Ronaldo, kjo video na tregon artin e mashtrimit në futboll. Rastet janë qëmtuar me kujdes, për të qenë ato, më të ekzagjëruarat…