Simptomat kryesore të koronavirusit, të cilat s’duhet injoruar

107

Shenjat e COVID-19 mund të shkojnë përtej temperaturës, kollit dhe frymëmarrjes së vështirësuar

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS) i kanë bërë të qarta simptomat e COVID-19, domethënë: ethe, kollë të thatë dhe gulçim (frymëmarrje të vështirësuara). Por, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz zhvillojnë këtë sëmundje, ekspertët po shohin një gamë të gjerë të simptomave tek pacientët – dhe ata kanë tendencë të ngatërrohen me ftohjen e zakonshme, gripin, dhe madje edhe alergjitë. QKPS thotë se këto tri simptomat e cekura më lart janë kryesoret, por Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka një listë më të gjerë që përfshin 14 simptoma të ndryshme të shfaqura te njerëzit me raste të lehta të COVID-19.

Sipas një raporti në shkurt të një misioni të përbashkët të Organizatës Botërore të Shëndetit-Kinë, kjo është tejet e rëndësishme, pasi “shumica e njerëzve të infektuar me virusin COVID-19 kanë sëmundje të lehtë dhe shërohen”. Në fakt, ai raport zbuloi se 80% e pacientëve të konfirmuar kishin sëmundje të lehtë dhe mesatare. Pra, cilave simptoma të koronavirusit duhet t’i kushtoni vëmendje më të madhe — dhe çfarë duhet të bëni nëse mendoni se mund të jeni të infektuar? Ja çka mjekët dëshirojnë që ju të dini.

PSE QKPS RENDIT VETËM TRI SIMPTOMA TË KORONAVIRUSIT?

“Për shkak se këto janë simptomat më të zakonshme në SHBA”, thotë Richard Watkins, M.D., mjek i sëmundjes infektive dhe profesor i mjekësisë së brendshme në Universitetin Mjekësor Nortlindor të Ohajos.

Temperatura: Kjo është deri më tani shenja më e zakonshme e COVID-19, dhe përcaktohet duke pasur një temperaturë prej 38°C ose më të lartë.

Kollitja: Ekspertët thonë se pacientët zakonisht zhvillojnë një kollë të thatë, do të thotë që ju kolliteni, por asgjë nuk po vjen në gojë, si gëlbazë ose mukozë.

Frymëmarrja e vështirësuar: Kjo simptomë shpesh paraqitet në raste më të rënda dhe mund të shkojë në ashpërsi. Disa njerëz thjesht ndjehen të pangopur frymë nga aktivitetet ndryshme, ndërsa të tjerët përfundojnë duke pasur probleme me frymëmarrjen.

“Ndjeheni sikur nuk keni ajër të mjaftueshëm”, thotë David Cutler, M.D., një mjek i familjes së mjekësisë në Qendrën Shëndetësore Providence Saint John në Santa Monica, Calif.

Thënë kështu, disa studime kanë treguar se një numër i madh i njerëzve të infektuar me COVID-19 nuk kanë simptoma. “Mund të ndodhë që ne kemi humbur shumë raste të paidentifikuara këtu në SHBA”, thotë Dr. Watkins.

CILAT JANË SIMPTOMAT E LEHTA TË KORONAVIRUSIT?

Në një raport të OBSH-së, organizata analizon gati 56,000 raste të COVID-19 në Kinë dhe zbërthen një gamë të gjerë të simptomave “tipike”, si dhe sa shpesh njerëzit të infektuar i përjetuan ato:

Temperaturë (87.9%)

Kollë i thatë (67.7%)

Ndjenjë lodhje (38.1%)

Prodhimi i pështymës (33.4%)

Frymëmarrja e vështirësuar (18.6%)

Dhimbje fyti (13.9%)

Kokë-dhimbje (13.6%)

Dhimbje dhe shtrëngim muskujve (14.8%)

Ethe (11.4%)

Dhimbje lukthi ose vjellje (5.0%)

Bllokimi i hundës (4.8%)

Diarre (3.7%)

Koll me gjak (0.9%)

Sy të skuqur (0.8%)

Humbja e sensit të nuhatjes nuk ishte në listën e OBSH-së, por disa organizata, përfshirë Shoqërinë Britanike Rinologjike, Shoqatën Britanike të Otorhinolaringologjisë dhe Akademinë Amerikane të Otolaringologjisë-Kokës dhe Kirurgjia e Qafës (AAO-HNS), thonë se kjo është një simptomë e mundshme gjithashtu. Më poshtë mund të ndiqni se çfarë duhet të dini në lidhje me simptomat e lehta që nuk e janë në listën e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS):

HUMBJA E SENSIT TË NUHATJES

Kjo “është parë tek pacientët të cilët kanë dalë pozitiv në testin e COVID19 dhe s’kanë pas asnjë tjetër simptomë” është thënë nga AAO-HNS në një deklaratë. “Kjo mund të përdoret potencialisht si një mjet shqyrtimi për të ndihmuar në identifikimin e pacientëve të cilët nuk shfaqin simptoma, që më më pas mund të udhëzohen më mirë për izolimin”. Sipas një deklarate të përbashkët nga Shoqëria Rinologjike Britanike dhe Shoqata Britanike e Otorhinolaringologjisë, dy në çdo tre persona me raste të konfirmuara të COVID-19 në Gjermani kishin një ndjenjë të humbur të nuhatjes, dhe 30% të pacientëve në Korenë e Jugut që testuan pozitive përjetuan të njëjtën gjë.

“Zakonisht viruset janë shkaktarë të ndryshimit të ndjenjës së nuhatjes ose shijes që shfaqen kur ka infeksion të sipërm të frymëmarrjes.” thotë Rachel Kaye, M.D., profesor asistent i laringologjisë-zë, rrugë ajrore dhe çrregullime të gëlltitjes në Universitetin Rutgers. Infeksioni viral mund të rezultojë në inflamacion dhe ënjtje të rreshtës së hundës, duke çuar në bllokim të hundës, i cili nga ana tjetër shkakton një ndryshim në erë. Për më tepër, ekzistojnë gjithashtu disa prova që infeksioni viral mund të çojë në dëmtim neurologjik në receptorët e aromës. ”

LODHJA E TEPËRT (RRASKAPITJA)

Nuk është për t’u habitur që një infeksion viral mund të shkaktojë rraskapitje totale, është shprehur Susan Besser, M.D., një mjeke e kujdesit parësor në Mercy Medical Center në Baltimore. “Trupi juaj është duke punuare shumë për të luftuar virusin, dhe kjo kërkon shumë energji. Prandaj nuk do të ketë energji për ju”, shprehet ajo.

Prodhimi i sputumit ( pështymës së trashë ose gëlbazit) Prodhimi i sputumit, mukusit të tepërt që mund të kollisni, nuk është shumë i zakonshëm me COVID-19, por mjafton që më shumë se një e treta e pacientëve e kanë përjetuar atë. Dr Cutler thekson se prodhimi i sputimit është i shpeshtë me plot sëmundje tjera të frymëmarrjes, si ftohja e zakonshme dhe alergjitë, kështu që nuk duhet të nxitoni të supozoni se keni koronavirus nëse jeni duke e përjetuar këtë.

DHIMBJE TË TRUPIT DHE KOKËS

Këto janë simptome të shpeshta të viruseve, shprehet Dr. Cutler. “Kur ju merrni një infeksion viral, shpesh keni edhe temperaturë e cila rezulton që trupi të ndjejë dhumbje gjithande. Ne këtë e shohim në grip por edhe në infeksione të tjera.

DIARRE, DHIMBJE LUKTHI DHE TË VJELLA

Nuk ka asnjë arsye të qartë për të shpjeguar pse kjo po ndodh në disa njerëz, thotë Dr. Besser, por ajo ka disa teori. “Ndoshta është për shkak të kullimit të rritur nga pikimi nazal në stomak – që mund të shkaktojë probleme, ose mund të jetë gjithashtu mënyra sesi sillet virusi te disa njerëz, shprehet ajo.

Një hulumtim i ri në Gazetën Amerikane të Gastroenterologjisë, i cili ende nuk është shqyrtuar, zbuloi se një “nën-grup unik” i pacientëve COVID-19 zhvillojnë simptoma tretëse. “Në disa raste, simptomat e tretjes, veçanërisht diarreja, mund të jenë prezantimi fillestar i COVID-19, dhe mund të paraqitet vetëm më vonë ose kurrë me simptoma të frymëmarrjes ose ethe”, kanë shkruar studiuesit. Ata besojnë që këto simptome mund të shfaqen sepse virusi hynë në sistem përmes “një receptori i cili gjendet në të dyja traktet gastrointestinale atë të sipërm dhe të poshtëm i cili demonstrohet në nivele gati 100-fish më të larta sesa në organet e frymëmarrjes”.

ÇFARË DUHET TË BËNI NËSE MENDONI QË KENI SIMPTOMA TË KORONAVIRUSIT?

Nëse jeni duke përjetuar simptoma të shumta të COVID-19, merreni mjekun tuaj në telefon. Ju nuk duhet të shkoni në spital, sepse ju mund të përhapni virusin nëse e keni atë ose ta merrni atë nëse nuk e dini. Pasi të diskutoni për simptomat tuaja, mjeku juaj do të jetë në gjendje të përcaktojë nëse kualifikoheni për një provë COVID-19 dhe të vazhdoni tutje. Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë kurë specifike për shërimin Coronavirusit dhe shumica e njerëzve këshillohen të trajtojnë simptoma e lehta me mjete ndihmëse të përshkruara nga mjeku, ndërsa izolohen në shtëpi për të paktën 14 ditë, thotë Dr. Watkins, transmeton telegrafi.

“Shumë njerëz kanë simptoma për dy javë: disa më gjatë dhe të tjerët me një kohëzgjatje më të shkurtër,” shton ai. Për temperaturë dhe dhimbje, mund të merrni acetaminofen (Tylenol) dhe ndiqni udhëzimet e dozimit të etiketës. Merrni ilaçi për kollën ose çaji me mjaltë për të lehtësuar kollitjen ose dhimbjen e fytit. Rekomandohen gjithashtu shumë pushim dhe lëngje. Nëse vëreni që simptomat tuaja përkeqësohen, telefononi përsëri mjekun tuaj për hapat e ardhshëm. Por nëse të shfaqen këto komplikime që vijojnë më poshtë , është koha të niseni në spital sipas QKPS:

Frymëmarrje e vështirësuar

Dhimbje e vazhdueshme dhe shtrëngim në gjoks

Ndjenjë konfuzioni dhe paaftësi për tu kthjellë

Buzë ose fytyrë ngjyre kaltër

Tjera simptome shqetësuese (shembull temperaturë që nuk ulet)

Comments are closed.