Simptoma të reja të Covid-19

334

Lodhja, konfuzioni, ankthi i shtuar, infarktet, etj, mund të jenë pasoja të Covid-19. Në këtë përfundim arrin një studim i një grupi shkencëtarësh britanikë në fushën e neurologjisë, publikuar në revistën Lancet, ku hidhen dyshime të forta se koronavirusi nuk prek vetëm rrugët e frymëmarrjes.

Në studimin e kryer duke mbajtur nën mbikëqyrje 153 pacientë me Covid-19 është vënë re se shumë prej tyre kanë pasur mpiksje gjaku në pjesë të ndryshme të trupit. Veç mushkërisë, trombet janë krijuar edhe në tru, zemër e deri tek këmbët. Ajo që ka shqetësuar mjekët është se janë krijuar disa trombe njëherësh, çka përbëjnë raste të rralla, prej të cilave ngjallen dyshime. Për të shpëtuar pacientët, në shumë raste është dashur përdorimi i ilaçeve të forta për hollimin e gjakut, që u kanë shpëtuar edhe jetën pacientëve.

Ekspertët i lidhin këto raste me koronavirusin, pasi përveçse shumica e pacientëve kanë rezultuar pozitivë në teste, por rritje tyre ka pasur pikërisht në muajt e parë të këtij viti në Britaninë e Madhe, kur ka qarkulluar Covid-19.

Comments are closed.