Mbrojtësi danez, Simon Kjaer është rikthyer në Serie A, pas aventurave në Gjermani, Francë, Turqi e Spanjë. 30-vjeçari i është bashkuar Atalantës si huazim nga skuadra spanjolle Sevilla.
Për Kajer ky është një rikthim në Serie A, pasi më parë kishte veshur fanellën e Palermos dhe Romës.