SIMON GJONAJ: Jetës sime s’i dihet! (FOTO)

4

Një artist i ri, simpatik dhe mjaft i talentuar, vargjet i shkruan vetë dhe ju jep zë atyre duke sjellë këngë mjaft të bukura ku ndihet brenda tyre gjithmonë vendlindja e tij, Malësia. Ky është personazhi ynë sot Simon Gjonaj i cili në intervistën për gazetën tonë rrëfen punën e tij si artist i cili jo vetëm këndon bukur, por s’ka ditë që nuk thur vargje vërtetë të ndjera duke na treguar se një ditë do të donte se ato të shkruheshin edhe për artistë të tjerë. Nga Amerika e largët ku ka zgjedhur të jetoj, na përgjigjet thjeshtë e bukur në këtë intervistë për InfraRed të gazetës KOHA

Bisedoi: Blerand REXHEPI

KOHA: Përshëndetje Simon, përtej oqeanit si është jeta atje?

Përshëndetje! Jeta në mërgatë apo këndej oqeanit është jeta shumë e shkurtë dhe e ngarkuar me shumë punë dhe jo tepër e mirëpritur, kjo sa i përket mendimit tim dhe përjetimit tim.

KOHA: Ti je shumë dimensional je poet, këngëtar e çfarë tjetër?

Në fillim isha pjesë e aktrimit në Mal të Zi dhe vazhdoja me të njëjtin proces e pasion këtu në mërgatë, por nuk e kisha marrë shumë serioz, sepse nuk më premtoj koha për të vazhduar . Me këngë merrem dhe do vazhdoj, shkruaj edhe poezi dhe kaq.

KOHA: Shikojmë që tekstet i shkruan vetë dhe kanë shumë mall për atdheun të mungon shumë? E viziton shpesh e sa vite jeton larg vendlindjes?

Po tekstet i shkruaj vetë dhe patjetër nëse shpërngulesh larg vendlindjes ndjen mall dhe mungesën e të gjithëve.

KOHA: Si po ecën kënga e re e sapo publikuar dhe me kë bashkëpunon për projektet e tua muzikore?

Kënga është mirëpritur mjaft dhe falënderoj të gjithë për përkrahjen dhe mbështetjen, sepse suksesi im jeni ju. Bashkëpunimet i realizoj me mjeshtrin e madh Gjekë Dushaj.

KOHA: Duke qenë se shkruan edhe bukur ke menduar apo ndoshta ke ndonjë libër me poezi?

Ende jo, por ndoshta një ditë edhe një libër s’do të ishte ide e keqe.

KOHA: Po për artistët e tjerë ke ftesa që të shkruash për ta?

Po patjetër do ishte mirë nëse artistët do të zgjedhin mua si një tekstshkruas i projekteve te tyre, jam i hapur.

KOHA: Me cilën prej artistëve shqiptare do të doje të kishe një duet? E ke në plan ndoshta?

Shumë artistë ja kanë nisur nga zero dhe me bashkëpunime mes artistëve të njohur kanë arritur suksese. Po do ketë edhe bashkëpunime nga unë, por se me kë do jetë surprizë. Tani për tani do vazhdoj vetëm me projekte .

KOHA: Ju keni dhe familje si ju presin ata dhe a ju përkrahin në karrierën tuaj?

Po kam familje dhe gjithë janë në vendlindje, po mirë më presin dhe më japin komplimente pozitive, dhe më mbështesin gjithmonë me fjalë të bukura.

KOHA: Ka shumë artistë të mirë Malësia me cilët prej tyre ke miqësi?

Malësia ka dhe do ketë artistë të mirë, po ne njihemi të gjithë, por miqësi si miqësi të madhe kemi pak.

KOHA: Jeta jote do të vazhdojë në Amerikë apo mendon një ditë që të kthehesh në vendlindje?

Jetës sime si dihet, ku të jetë shkruar fati do jem dhe unë për këtë nuk mund të vendos.

KOHA: Ndonjë projekt muzikor apo diçka tjetër së shpejti do të ketë?

Po do ketë shumë projekte muzikore, jemi në punim të projektit të ri “Këngë dasme”, që do jetë vërtetë shumë e bukur me një stil ndryshe dhe tekst të mirë. Ju faleminderit për intervistën e ju dëshiroj shëndet dhe suksese në punë.

Comments are closed.