Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se nuk ka ndjenja të këqija për Antoine Griezmann pas transferimit të tij te Barcelona dhe është i bindur se është larguar në kohën e duhur, para se t’i prishnin marrëdhëniet e tyre.
Trajneri argjentinas është duke e ndërtuar një skuadër të re te madrilenët, me disa lojtarë mjaftë të talentuar që kanë zbarkuar në këtë verë në Wanda Metropolitano.
“Ai është i ri, ai ka talent, ai është një djalë i jashtëzakonshëm të cilin unë e dua shumë dhe mënyra më e mirë për ta ruajtur këtë dashuri është respekti”, ka thënë Simeone.
“Numrat e Antoine janë të jashtëzakonshëm. Në pesë vjet, ai ishte ndër pesë golashënuesit më të mirë në historinë e klubit”.
“Unë e kuptoj që të tjerët kanë edhe nevoja. Për sa kohë që të tjerët kanë nevoja që nuk ndryshojnë të mijat, është në rregull. Nëse nevojat e atij që mbetet i ndryshon nevojat e mia, ne mund të mos mbarojmë më si miq”, ka shtuar më tej Cholo
Filipe Luis, Diego Godin, Lucas Hernandez, Rodri dhe Juanfran janë larguar gjithashtu, mirëpo Atletico ka sjellë, Felipen, Mario Hermoso, Hector Herrera, Renan Lodi, Marcos Llorente dhe Kieran Trippier si zëvendësime, ndërsa Joao Felix ka për detyrë të plotësojë boshllëkun e lënë nga Griezmann.