Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka theksuar se faulli i Fede Valverdes ishte lëvizja më e mençur e finales së Super kupës së Spanjës, ku Real Madridi fitoi vetëm pas penalltive. Fede Valverde faulloi Moratan në minutën e 115’të – duke ia ndaluar sulmuesit kundërshtar një mundësi të mirë shënimit, megjithatë për këtë ndërhyrje ai u ndëshkua me të kuq, shkruan GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
Simeone zbuloi se ka folur me lojtarin dhe se i ka thënë të mos dëshpërohet –pasi ka bërë një lëvizje të mençur
“Kartoni i kuq i Fede Valverde ishte momenti më i rëndësishëm i lojës. Unë i thashë atij të mos shqetësohej, se të gjithë do ta bënin të njëjtën gjë po të ishin në pozicionin e tij. Ai fitoi ndeshjen”, ka thënë Simeone.
https://www.youtube.com/watch?v=QH9ze-VtQfQ