Shtip, 13 maj – Italia e mbështet Maqedoninë për inkuadrim në Bashkimin Evropian. Ky është qëndrimi ynë dhe i mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Bashkimin Evropian, Nuk ka alternativë tjetër, porositi Ambasadori i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri gjatë vizitës në Universitetin “Goce Dellçev” në komunën e Shtipit.
Ambasadori Silvestri sot realizoi takim me rektorin e UGD-së, Bllazho Boev dhe dekanen e Fakultetit Filologjik, Dragana Koceva-Kuzmanovska. Në takim është biseduar për bashkëpunimin dhe vendosjen e gjuhës italiane në shkollat fillore dhe të mesme.
Kuzmanovska theksoi se në Katedrën për gjuhë italiane janë 30 studentë – ndërsa këtë vit do të kenë edhe motivim shtesë për studentët të cilët do të regjistrohen, gjegjësisht Universiteti ndan dhjetë bursa për brucoshët më të mirë.