Shkrimtarja me origjinë shqiptare Silvana Berki, e cila aktivitetin e saj e kryen në Finlandë, ka reaguar në një postim në rrjetin social ‘’Facebook” për Mini-Shengenin Ballkanik. Reagime të shumta ka patur nga shumë intelektualë të ndryshëm në lidhje më Minischengenin, dhe një prej tyrë është edhe poetja dhe shkrimtarja shqiptare.
Postimi i plotë i saj:
“Edhe pse mini-shengen jep mundësi me teper për rritjen ekonomike, një vendim i tillë në demokraci kërkon zërin dhe mbështetjen e popullit dhe jo mbështetjen e Serbis apo të Europes. Në atë post Edi Rama është vendosur me zërin e populit për të funksionuar në interes të kombit të vet (duke perfshirë edhe popullin e Kosovës), jo interesave të tjerëve.
Shembull më të mirë për këtë kemi Vucic i cili është i vendosur ti sherbejë popullit të vet në të gjitha mënyrat e mundshme. Më vjen mirë që tregon po ashtu solidaritet per të ndihmuar në ndërtimin e 100 shtepive të dëmtuara nga termeti në Shqiperi, duke treguar sa i devotshëm ështe për të rregulluar marrëdhëniet e popullit të vet në ballkan. Në këte pikë e respektoj Vucic, por ajo që nuk kuptoj është përse nuk e bën atë edhe me popullin e Kosovës, gjë që do të rregullonte drejtperdrejt marrëdhëniet dhe stabilizonte ballkanin. Edhe pse nuk dua të dyshoj në iniciativën e tij të sinqertë, ky veprim po shkakton percarje ndërmejt popullit shqiptar (kosovë-Shqiperi) gje që nuk mund të jetë në favor të popullit tonë dhe këtë thyerje e kanë lejuar të krijohet fatkeqësisht udhëheqësit tanë.
Le të themi se po përfitojmë miljarda euro dhe ekonomia jonë do të rehabilitohet në të ardhmen. A do të mundet rritja e ekonomisë në Ballkan të rehabilitojë problemin me Kosovën? Apo pyetja më e mirë do të ishte; cdo të thotë kjo për Kosovën në të ardhmen? Kështu e nis ta shikojë problemin e kombit të vet një lider që është vendosur aty në mënyrë demokratie nga fryma e popullit, duke vendosur interesin e kombit të vet mbi gjithcka.
Ajo që nuk pajtohem me asnjë popitikan shqiptar sot është se termin komb e ngatërrojnë me marrëdhënit politike, ekonomike. Cështja mini-shengen prek interesin kombëtar edhe pse mund të lehtësojë perkohësisht ekonominë e shqiptarëve të Nënes Shqiperi, por jo të gjithë kombit sepse Kosova do të vuajë. Ndonjëherë të besh atë që është e drejtë do të thotë sakrificë, e megjithatë është më mirë të dëgjosh zërin e popullit sesa zërat që të bëjnë presion. Në fund, jeta gjithmonë do të gjejë zgjidhje të reja të cilat mund të mos jenë aq të shpejta si kjo e mini-shengenit por do të jenë të drejta dhe stabël.
Të djelë të bukur…
Silvana”