David Silva ka rezultuar një nga pikat më të forta në formacionin e Mançester Sitit në këtë sezon, me ekipin anglez që ka fituar 9 nga 10 takimet e para të Premier Ligës. 31-vjeçari, dy herë kampion Evrope me Spanjën, po bisedon me klubin për mundësinë e zgjatjes së kontratës, me aktualen që skadon në përfundim të sezonit 2018-2019. Spanjolli është i bindur se do të gjendet gjuha e përbashkët, për të mbyllur një dekadë si “Cityzens”.
“Bisedimet po ecin normalisht. Shpresoj që në fund të firmos kontratën e re, sepse dua të luaj për 10 vjet me Mançester Sitin. Lutem çdo natë që të fitoj edhe Çampionsin me këtë skuadër”, deklaroi Silva.
Që kur mbërriti në Mançester ne verë të 2010-ës, David Silva ka mundur të fitoje dy tituj të Premier Ligës-s (2011–12, 2013–14) “FA Cup” (2010–11), “Football League Cup” (2013–14, 2015–16) dhe “FA Community Shield (2012).”