Andre Silva, i cili është rikthyer te Milani, pas periudhës së huazimit në Spanjë te Sevilla, ku u aktivizua në 27 ndeshje, duke shënuar 9 gola, mund të largohet sërish gjatë verës nga kuqezinjtë. E ardhmja e sulmuesit mund të jetë në Francë, ku skuadra e Olimpique Marseille ka shfaqur interes për 23-vjeçarin. Portugezi shihet nga drejtuesit e klubit francez si pasuesi ideal i Mario Balotellit, i cili nuk rinovoi kontratën me ekipin e drejtuar nga Andre Villas-Boas.