Thiago Silva i premton besnikëri Paris Saint Germain dhe është gati të zgjasë qëndrimin e tij derisa të mbyllë karrierën si profesionist. Mbrojtësi brazilian ka një kontratë deri në vitin 2020 me kampionët e Francës por është gati të nisë bisedimet për ta zgjatur edhe për 2 vite të tjera ku qëllimi është të luajë edhe në Botërorin e Katarit me Brazilin në vitin 2022. 34-vjeçari është ende protagonist në fushë me ekipin e Tuchel ndërkohë që edhe drejtuesit e vlerësojnë lojtarin për profesionalizmin që shfaq ndaj dhe rinovimi pritet të mos ketë probleme dhe Thiago Silva ta mbyll karrierën pikërisht në Paris.