Mesfushori i “Mançester Sitit”, David Silva do të mungojë disa javë për shkak të një dëmtimi në kofshë, njoftoi sot trajneri Pep Guardiola. Silva u dëmtua gjatë ndeshjes së të dielës ku humbi përballë “Çelsit” dhe u zëvendësua në pjesën e dytë, njofton ATSH-DPA, transmeton gazeta KOHA.
Guardiola nuk e konsideroi këtë dëmtim si një problem të madh por tha se futbollisti spanjoll nuk do të jetë për në ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve kundër “Hofenheimit”.
Silva i shtohet listës së të dëmtuarave Kevin De Brujne, Danilo, Sexhio Aguero, Benjamin Mendi dhe Klaudio Bravo duke e lënë Guardiolën me pak opsione në dispozicion.