Shkup, 30 prill – Sot për vizitë në Shtabin qytetar ishin studentët e kandidates për presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanoska-Davkova, transmeton KOHA.
Ajo, siç qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, realizoi takim të shkurtër me ta, nga të cilët mori mbështetje për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj, ndërsa i dhuruan edhe portret, të cilin vetë ata e kanë punuar.
Siljanoska-Davkova theksoi se pikërisht studentët janë krenari dhe shpresa e saj, si dhe të rinjtë janë e ardhmja e Maqedonisë. (koha.mk)