“Qytetarë të nderuar dhe qytetarë të një ndër komunave më patriotike në Shkup dhe Maqedoni”, me këto fjalë, kandidatja e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova filloi mitingun e saj në Komunën e Gjorçe Petrovit, transmeton koha.mk.
“Pranoj se nuk e kam njohur Maqedoninë siç duhet… Pranoj se nga ju fitoj energji të paparë. Edhe ju edhe unë besojmë në atë që është vlera më e madhe evropiane, në sundimin e ligjit, në të drejtën dhe drejtësinë”, tha Siljanovska.
Siljanovska në fjalimin e saj gjysmë orësh tha se të gjitha popujt kanë luftuar për të drejtat, edhe populli maqedonas ka luftuar, por fati ka dashur që duhet të dëshmohet.
“Edhe himnin nuk e intonuan. A mund të harrohet hmni i shënuar në ligj që është sjell me dy të tretat e shumicës? Nuk mundet. Asnjë politikan nuk mund të shkelë ligjin për himnin. Ai është në kategorinë kushtetuese. Nuk di çka të them. Ajo nuk është e drejtë e ndonjë politikani. Mund t’aa marrim lakmi patriotizmit të grekëve”, tha Siljanovska para të pranishmëve. (koha.mk)