Shkup, 8 prill – Maqedoninë e imagjinoj si vend të ushqimit të shëndetshëm, si vend të turizmit të zhvilluar në fshatra, si vend të qytetarëve të lumtur, i porositi sonte qytetarët kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska-Davkova në një tubim parazgjedhor në Makedonski Brod, duke potencuar se dëshmi më e madhe për emrin në këtë vend është se mbiemri maqedonas është i lidhur natyrshëm dhe është i pashkëputur nga Maqedonia.
Në Makedonski Brod e preku çështjen për ndryshimin e Kushtetutës, për të cilën, siç tha, thonë se ajo ndryshon rrallë edhe atë me dorë që dridhet, por jo nga frika, por nga përgjegjësia, pasi Kushtetuta është libri më i rëndësishëm juridik dhe politik i një shteti që do të thotë edhe i Maqedonisë.
“Për 200 vite amerikanët vetëm 27 herë e kanë ndryshuar Kushtetutën, ndërsa ajo i ka vetëm shtatë nene. Derisa ne e ndryshuam Kushtetutën 36 herë nga viti 1991 por vetëm dy herë nga brenda, njëherë për shkak të paraburgimit dhe për së dyti për shkak të gjyqësisë. Të gjitha ndryshimet e tjera vijnë nga jashtë. Me kërkesë nga jashtë. Vitin e kaluar Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë ndryshoi jo për shkak të qytetarëve, jo për shkak të shtetit të mirë funksional, jo për shkak të jetës më të mirë ekonomike, politike, juridike por për shkak të ndryshimit të emrit. Edhe në Preambulë, e cila është pjesë që i paraprin Kushtetutës mirëpo kjo nuk është pjesë e parëndësishme. Aty në Preambulën tonë shkruan diçka që e dëgjojmë ose kur e këndojmë himnin. Preambulat në botë ndryshojnë rrallë. Pse? Pasi Preambula e pasqyron atë që kur është sjellë Kushtetuta, nga viti 1991”, theksoi Siljanovska Davkova.
Ajo, siç tha, nuk sheh shpresë se në qershor do të marrim datë për negociata dhe kjo jo për arsye se janë të këqinj ndaj nesh, por pasi që kërkojnë standardet të plotësohen siç janë kriteret e Kopenhagës, si qeverisja e të drejtës, ekonomia, lufta me korrupsionin dhe krimin, lufta me nepotizmin. Sipas saj pasqyra e shtetit nuk është e shëndrritshme, nuk është evropiane.
“Duhet të fitojmë në zgjedhje që menjëherë t’i delegjitimojmë dhe t’i dërgojmë në pushim të pamerituar, pasi asgjë nuk kanë punuar, përveç që e ndryshuan emrin. Dhe t’i përkujtojmë se duhet para kohe t’i shpallin zgjedhjet parlamentare. Vetëm kështu programin, vetëm kështu idetë evropiane, vetëm kështu përkushtimin dhe njohuritë do të mund t’i përqafojmë, prej më të mençurve”, theksoi Siljanovska Davkova.
Të pranishimit i përshëndeti edhe lideri i partisë, Hristian Mickoski i cili porositi se më 21 prill fiton kjo grua, ndërsa më pas fitojmë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. (koha.mk)