Shkup, 8 prill -Kandidati për president i Republikës së Maqedonisë prof.dr Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me pensionistët në Parkun e qytetit dhe takim me të rinjtë në kafenenë “Jagoda” në Manastir.
Siljanovska Davkova gjatë takimit me të rinjtë ka thënë se ata janë forca lëvizëse e një shoqërie, zëri i ndryshimeve, inovacionit dhe shpresës së çdo shoqërie nga e cila fillojnë ndryshimet.
Sinonim më i mirë për njeriun e ri është liria. Ata duhet të jenë të lirë, të motivuar dhe ta ndjejnë kujdesin e shtetit, ka thënë Slijanovska Davkova.
Ajo ka shtuar se të rinjtë do ta sjellin fitoren pasi të rinjtë çdoherë janë bartës të ndryshimeve, rebelimit dhe guximit.
Gjatë takimit me pensionistët, Siljanovska Davkova tha se kanë biseduar për problemet e tyre në jetën e përditshme, shpërnguljen e të rinjve si dhe shkurtimin e pensioneve apo moskujdesin e kësaj qeverie ndaj tyre.
Ashtu siç duhet të kujdesemi për të ardhmen tonë, ndërsa ata janë të rinjtë, ashtu duhet të kujdesemi njëjtë edhe për të kaluarën tonë dhe mundin e kaluar përmes kujdesit të pensionistëve dhe nevojat e tyre, ka thënë Siljanovska Davkova. (koha.mk)