Prilep, 8 prill – Erdha në Prilep të vendosë lule në përmendoren e kryetarit të parë të KAÇKM-së, në të vërtetë presidentit të parë të Maqedonisë, Metodija Andonov-Çento. Kjo është simbolikë e fuqishme, sepse një nga themelet kryesore të Evropës është lufta kundër fashizmit, deklaroi kandidatja për presidente, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska-Davkova gjatë vizitës së sotme të shkurtë në Prilep. Ajo vendosi lule para përmendores së Çentos në qendër të qytetit dhe u takua me qytetarë në sheshin e qytetit, njofton Koha.
Sipas Siljanovska-Davkova, përse ajo të mos jetë presidentja e parë – grua e Republikës së Maqedonisë.
“Partizanët aktivisht u kyçën në anën e vërtetë, që do të thotë se që atëherë Evropa dhe Bashkimi Evropian kanë qenë diçka natyrale për ne. Ajo që alarmon është që kur unë isha në fillore dhe të mesme, për Çenton nuk mësonim. Ne nuk guxojmë t’i harrojmë heronjtë, e posaçërisht jo presidentët e parë të shtetit, e më pas të turpërohemi nga ajo, përkatësisht të turpërohen ata që i kanë fshehur. Sa më përket mua, simbolika do të ishte, nëse ai është një nga më të respektuarit, presidenti i parë, pse të mos jem gruaja – presidentja e parë e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Siljanovska-Davkova gjatë vizitës së sotme në Prilep. (koha.mk)