Shkup, 5 maj – Kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni, Gordana Siljanovska-Davkova sot, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale votoi në Shkollën fillore “Kole Nedellkovski”. Siljanovska deklaroi se pret jehonë të madhe dhe fitore. “Mendoj se caku në të cilin u koncentrova, përkatësisht grupet e qytetarëve për të cilët siç tha, paraprakisht kam folur me ta dhe kuptova se kemi shumë interesa të përbashkët. “Emri i ri tani përdoret në institucionet tona dhe unë zyrtarisht do ta respektoj, por nuk do ta përdori dhe do të jap gjithçka nga vetja në të ardhmen të tregoj se procedurat dhe Marrëveshja e Prespës kanë disa probleme me ligjet tona dhe ato ndërkombëtare. Si juriste dhe si profesoreshë e së drejtës do ta përdori emrin e ri, por personalisht jo”, deklaroi Siljanovska.
Ajo shtoi se kur do të flasë për vendin tonë, personalisht, do ta përdorë emrin Maqedoni. “Nuk do të thotë se nëse në Kushtetutë është diçka e shkruar ashtu, se edhe unë duhet ta përdorë atë. Unë mundem personalisht ta përdori emrin Maqedoni. Duhet të nënshkruajë dokumente, duhet ta respektoj atë emër në raporte ndërkombëtare, por nuk e kam patjetër ta përdori dhe nuk do ta përdorja dhe për atë nuk ekziston përgjegjësi kushtetuese apo juridike”, deklaroi Siljanovska duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.