Shkup, 14 prill – Kandidatja për presidente, e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska-Davkova, pasdite në Sveti Nikollë porositi se pa sundimin e së drejtës dhe drejtësisë, pa luftë me krimin dhe korrupsionin, luftë me nepotizmin, pa sistem të përmirësuar shëndetësor dhe arsim cilësor, vështirë se do të marrim datë për negociata me BE-në, njofton Koha.
“Politika e keqe nuk mund ta shkel drejtësinë. Politika e keqe duhet të sanksionohet. Pushteti non-stop flet për politikë, e ne non-stop i paralajmërojmë në të drejtën, por të drejtën para politikës”, tha mes tjerash Siljanovska-Davkova.
Ajo theksoi se gjatë dy viteve të kaluara populli është mërzitur nga “politika e pashpresë”, ndërsa pasojat, siç tha, janë të dukshme dhe të njohura. (koha.mk)