Shumica prej të pranishmëve të prekur drejtpërdrejtë nga kjo tragjedi me të drejtë thonë se nuk janë të sigurt nëse duhet të flasin për refugjatë apo për të përndjekur, theksoi kandidatja për president të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova në takim me anëtarët e Lidhjes së maqedonasve të Egjeut – Makedon.
“Për fat të keq ky shtet nuk mblodhi fuqi, nuk gjeti mënyrë më zëshëm të flasë për odisenë e Egjeut, për maqedonasit nga pjesa e Egjeut të cilët sot janë të shpërndarë nëpër botë dhe sërish të brengosur. Nuk e di kur e kanë pasur më vështirë atëherë ato tani, por përgjegjësia është e jona, për të gjithë ne, pikërisht në dritën e ndriçimit të emrit”, tha Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE opozitare.
Në pyetjen e gazetarëve çfarë do të ndërmarrë ajo si kandidate presidenciale rreth kësaj çështje. Davkova deklaroi se ajo si personalitet që ligjëron të drejtën kushtetuese këtë çështje do ta shohë përmes dritës së dokumenteve evropiane.
Prezantimi i saj sot vazhdon edhe me tubimet në Gjorçe Petrov dhe në Kumanovë. (koha.mk)