Shkup, 23 prill – Nuk duhet të jeni ekspert për zgjedhje që të përfundoni se në historinë e zgjedhjeve evropiane nga çfarëdo qoftë lloji nuk ka ndodhur një kolaps i këtillë të legjitimitetit. Të humbisni për 18 muaj 40 për qind të votuesve, diçka rreth 200.000 vota. ky është një paralajmërim i fuqishëm, jo vetëm për dështim të zgjedhjeve presidenciale, por edhe për dështim të pritur të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, theksoi sot kandidatja për president të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Ajo e kritikoi praninë e shpeshtë të kryeministrit Zoran Zaev, si lider i LSDM-së në fushatën presidenciale të Stevo Pendarovskit, si dhe praninë e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe të ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
“Unë haptazi deklaroi se në BE shkohet dhe datë për negociata merret vetëm me betejë të pamëshirshme me korrupsionin dhe krimin, me nepotizmin, vetëm me krahët e sundimit të së drejtës. Në këtë mënyrë dobi nga modeli i këtillë të demokracisë do të kenë të rnjtë dhe të rriturit dhe të gjitha të cilët janë për një Maqedoni si vend evropian për jetesë. Rezultatet nga beteja me të gjitha këto procese të cilat i përmenda nuk janë, ne nuk do të marrim fillim të negociatave. Këtu nuk u ndihmon as BE-ja as NATO-ja të përsërisni në mënyrë retorike, as të betoheni në Bashkimin Evropian, nevojiten procese evropiane”, theksoi Siljanovska Davkova.
Rreth paralajmërimit të liderit të LSDM-së, për atë se pa marrë parasysh rezultatin nga raundi i dytë të zgjedhjeve presidenciale, do të ketë “pastrim”, ajo theksoi se kryeministri në një shtet gjithmonë duhet të vijë nga bartësit e funksioneve më të larta.
Lidhur me deklaratën e ministrit kosovar Behgjet Pacolli, i cili u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë për kandidatin e LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski, ajo theksoi se nuk ka asgjë[ kundër marrëdhënieve të mira fqinjësore me Kosovën, megjithatë, siç tha, deklarata e tillë është e pazakonshme përmes prizmit të njërës ndër parimet themelore të KB-së për mospërzierje në punët e brendshme.
“Qytetarët shqiptarë, e dinë kujt t’ia besojnë votën e vet. I inkurajoj ta shfrytëzojnë votën ashtu siç mendojnë se është më mirë në qëllimet evropiane demokratike. Votuesve shqiptarë ua ofroj atë që ua ofroj votuesve maqedonas, turq, romë, serbë…raport të barabartë drejt tyre, nga dita e parë në kabinetin tim, nëse zgjidhem atë do të vërtetoj”, theksoi Siljanovska Davkova.
Lidhur me deklaratën e saj se në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do t’i kërkojë votat edhe nga ata nga “bojkotoj”, si dhe nga të dëshpëruarit, ajo theksoi se konsideron se shanset e saj t’i marrë votat e tyre janë shumë të mëdha, sepse, siç tha, ajo nuk e ka krijuar demokracinë e tanishme katastrofale dhe gjendjen ekonomike, por ata.