Kandidati për president të Republikës së Maqedonisë prof.dr Gordana Siljanovska Davkova pati fjalim para qytetarëve në Demir Hisar.
Sipas Siljanovska Davkova pushteti i LSDM-së manipuloi me qytetarët për pyetjen e referendumit më 30 shtator, sepse pyetja nuk ishte e parashtruar në mënyrë adekuate, gjegjësisht siç tha ajo për NATO nuk nevojitet referendum nëse merret parasysh se ajo është organizatë ndërkombëtare dhe nevojitet vetëm vendim i sjellë nga ana e Kuvendit, përderisa për hyrje në Bashkimin Evropian nevojitet që të shpallet referendum obligativ, shkruan Alsat M, trasnmeton gazeta Koha.
Ky pushtet i keqpërdori Bashkimin Evropian dhe NATO-n në pyetjen e referendumit, që të ketë alibi në vend se hapur të pyesë se a jeni për Marrëveshjen e Prespës ose jo, ose të pyesë se a jeni për ndryshim të emrit ose jo, ai u nis me pyetjen a jeni për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO me arritjen e Marrëveshjes së Prespës. E ditën se një pjesë e madhe e qytetarëve janë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO, por çka harroi, harroi se kur do të votojmë për hyrje në BE ndërsa me to nuk besoj se do të vie ajo ditë shpejtë, do të duhet të shpallim referendum obligativ. Harruan se për NATO nuk nevojitet referendum nëse e trajtojmë si organizatë ndërkombëtare, por mjafton që Kuvendi të sjellë vendim, thotë Siljanovska Davkova.
Siljanovska Davkova theksoi se rrezikim më i madh i sovranitetit të një shteti është korrupsioni dhe krimi, duke potencuar se pushteti jo vetëm në nivel qendror por edhe në nivel lokal kryen nepotizëm, gjegjësisht siç tha ajo kjo në shkencë quhet klientelizëm.
Cilat janë problemet e juaja. Nën një, rritje e paparë e nepotizmit, lexoj dhe dëgjoj se pushteti lokal është pushtet familjar. Ku ka pushtet familjar ka marrëdhënie të varësisë, ne këtë në shkencë e quajmë klientelizëm, ose unë juve do t’iu punësoj ndërsa ju mua do të më jepni, ose unë juve diçka do t’iu ofroj ndërsa ju më keni borxh mua, ndërsa ku ka klientelizëm do të ketë edhe korrupsion dhe krim, tha ajo.
Siljanovska Davkova shtoi se do të luftojë për drejtësi dhe sundimin e së drejtës sepse ato janë parimet për të cilat duhet të angazhohet secili president i shtetit.
Ajo kërkoi mbështetje nga qytetarët që në mënyrë masive ta mbështesin në këtë rrugë me qëllim që të sillet drejtësia në Republikën e Maqedonisë, duke theksuar se bojkoti nuk është zgjidhje dhe se nuk duhet të bojkotohen këto zgjedhje presidenciale.
Ekipi i Kandidatit për president të Republikës së Maqedonisë, prof.dr. Gordana Siljanovska Davkova.(koha.mk)