Shkup, 14 prill – Sot kandidatja për presidente të Republikës së Maqedonisë, prof.dr. Gordana Siljanovska-Davkova mori pjesë në ngjarjen të organizuar nga O2, njofton Koha.
Mbrojtje dhe avancim të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve, si dhe mbrojtje dhe avancim të mjedisit jetës janë interesa kombëtare të cilat duhet të mbrohen. Tribuna e sotme në temë “Degradimi i mjedisit jetësor-Kërcënim për sigurinë kombëtare”, e cila ishte në organizim të )2 iniciativës kishte për qëllim ta shtrojë pyetjen e ndotjes dhe kujdesin për mjedisin jetësor në agjendën për 5 vitet e ardhshme, por edhe t’i shfrytëzojë kompetencat dhe kredibilitetin e presidentit/presidentes në zgjidhjen e saj, theksoi Siljanovska-Davkova.
Siljanovska-Davkova theksoi se problemet me ndotjen e ajrit në Republikën e Maqedonisë veçanërisht janë theksuar si një prej rreziqeve aktuale e cila gjithnjë e më shumë është e pranishme në jetën bashkëkohore. Problemi më i madh në Maqedoni është moszbatimi i ligjeve, hedhja e përgjegjësisë dhe sjellja e papërgjegjshme. Mungesë serioze është që asnjë institucion, e as vetëqeverisja lokale ka ndërtuar kapacitet dhe personel njerëzor për parandalim për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe largimin e pasojave të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Në pajtim me dinamikën e zhvillimit të kërcënimeve të sigurisë dhe rreziqeve, premtoj se ARM-ja do t’i sendërtojë kapacitetet në mënyrë parandaluese të përballet edhe me problemin e theksuar me ndotjen e ajrit çdoherë kur institucionet do të dështojnë. (koha.mk)