Resnjë, 3 prill – Maqedonia përsëri do të jetë gjithçka kemi, pasi ne nuk kemi zgjidhje tjetër, porositi profesoresha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e VMRO – DPMNE-së në tubimin e mbrëmshëm në Resnjë.
Duke e kërkuar besimin e tyre të banorëve të Prespës ajo u ndal në ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit duke theksuar se emri lidhet për kombin, për njerëzit, për maqedonasit.
“Ne nuk kemi një Maqedoni tjetër. Nuk ekziston Republika e Maqedonisë së Jugut. Është qesharake dikush të mendojë se nga territori e kemi marrë emrin. Nëse kemi ekzistuar edhe në Perandorinë Otomane edhe në të gjitha betejat. Nëse më 8 shtator votuam për Maqedoninë në numër të madh, si atëherë pa dhimbje ta lexojmë preambulën në të cilën shkruan se ilindenasit dhe partizanët kanë luftuar për Maqedoninë e Veriut. Nuk është e Veriut është e tyre, ndërsa Maqedonia është e jona”, tha Siljanovska.
Për hyrjen e vendit në NATO, theksoi se është i nevojshëm plotësimi i kritereve si edhe në Bashkimin Evropian, por nënvizoi se Maqedonia nuk ka ambasador në Aleancë, i cili duhet të organizojë gjithçka në vigjilje të hyrjes.
Ju bëri thirrje qytetarëve masivisht të dalin më 21 prill dhe ta japin besimin me qëllim, siç tha, të mund t’i ndryshojë gjërat prej brenda.