Gostivar, 9 prill – Atdheu është i pandashëm nga kombet. Shpeshherë kthehem në fjalët nga Bernard Sho-gjithçka mund të ndryshoni, mund ta ndryshoni ideologjinë, mund ta ndërroni veshmbathjen, sjelljen, por atdheun asnjëherë, ka thënë Gordana Siljanovska- Davkova, kandidat për president nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni në tubimin e sontëm në Gostivar.
Duke folur për rëndësinë e funksionit president, që sipas saj nuk është ceremonial, Siljanovska- Davkova e ka paralajmëruar angazhimin e saj nëse zgjidhet në këtë detyrë.
“Si presidente a ardhshme çdoherë dhe çdokund do të insistojë ne emërimin e dy gjykatësve në Gjykatën Kushtetuese, në Këshillin e sigurimit të emërojë ekspertë të shquar nga sfera e sigurisë dhe të përdorë instrumentin paraqitje para Kuvendit. Atë instrument do ta shfrytëzojë më shpesh, jo vetëm një herë në vit dhe do të flas për problemet e qytetarëve”, tha ajo.
Ka kritikuar intonimin e himnit gjatë vizitës së kryeministrit grek Aleksis Cipras që sipas saj nuk ka qenë gabim teknik, por siç tha, “pushteti aktual nuk ka dashur t’i shkaktojë probleme mysafirit”.
Në tubimin, fjalë rasti ka mbajtur edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke paralajmëruar fitore në zgjedhjet presidenciale që vijojnë.
Ai tha se më 5 maj do të pasojnë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe ka kërkuar nga gostivarasit votën për mbështetje të kandidates për president duke thënë se kanë program prej treqind faqesh.
“Ju lus që të mos bëjmë diçka që pastaj të pendohemi. Na mbështetni, na jepni shansin ta ndërrojmë këtë realitetit në Republikën e Maqedonisë. Na jepni shansin që të mund VMRO-DPMNE ta prezantojë deri tani programin dhe planin më vëllimor të zhvillimit të shtetit ku ka plan se si ta kthejmë maqedonizmin. Na jepni shansin dhe bashkë me bashkësitë tjera etnike ta jetësojmë këtë ëndërr”, tha Mickoski. (koha.mk)