Shkup, 1 korrik – Bartësja e Njësisë zgjedhore 1 е VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për ripërtëritjen e Maqedonisë” Gordana Siljanovska-Davkova para Muzeut të Luftës Maqedonase porositi se në programin “Ripërtëritja” janë bazuar parimet e ripërtëritjes së respektit, barazisë, dijes dhe krijimit.
“Ripërtëritja e respektit, barazisë gjinore, rivendosja e respektimit të energjisë, krijimi i njohurive, mendja e papërdorur e grave në Maqedoni sepse numri i ministrave në këtë qeveri ishte tre dhe u bë katër me zonjushën Nina Angelovska, por në krahasim me numrin 26, është maçoizëm politik me përmasa të papara” , tha sot Siljanovska-Davkova.
Shtesë Siljanovska-Davkova theksoi se VMRO-DPMNE angazhohet për përfaqësim të barabartë të grave në politikë dhe se është një hap i madh përpara për demokracinë në vend.
Sipas saj, VMRO-DPMNE me shembull tregon se po e përmbush atë që premton, ndërsa kjo është se ka gra që janë bartëse të listës dhe shumë të përfshira në vetë listat, por që në projektet është e angazhuar t’i përmbush premtimet e 40 për qind përfaqësimit të grave në politikë.
“Jo vetëm kaq, por në listat siç mund të shihni, ka më shumë gra se burra dhe ka madje dy gra që janë bartëse të listës, ndërsa ka disa që janë të dyta ose të treta. Për mua ky është një hap demokratik dhe mendoj se po vjen koha e grave në Maqedoni”, shtoi Siljanovska-Davkova.