Dellçevë, 17 prill – Qytetarët janë ata që e ndërtojnë dhe që e ruajnë atdheun dhe që kujdesen për drejtësi, por edhe për gjuhën e pakicave që si duket dikush nuk dëshiron ta shohë, theksoi mbrëmë në tubimin në Dellçevë kandidtja për president e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni Gordana Siljanovska Davkova, njofton Koha.
“Siç ka pasur maqedonas bëpër shekuj ka edhe sot gjithkund dhe hëna gjithkund i çon edhe në Pirin dhe Egje. Të gjithë e flasim gjuhën e njëjtë, të cilën do ta gjeni sipas toponimeve e cila ka ekzistuar deri në vitin 1923, por do ta ndryshojnë me dekret. Nuk jam nacionalist, por kur bëhet fjalë për diasporën, bëhet fjalë për atdheun e tyre dhe kur është në pyetje gjuha e tyre, nuk është kurrfarë përzierje në punët e brendshme, sepse ekziston konventë për gjuhë të pakicave dhe rajonale dhe kjo vlen për të gjitha pakicat, edhe ajo maqedonase. Por, kryeministri ynë dhe ministra këtë nuk e dinë apo nuk duan ta dinë”, tha Siljanovska Davkova.
Çfarë është kjo demokraci, tha, kur kanë ndaluar film i cili ishte shpërblyer në Kanada, ndërsa ndaluan edhe librin e Stojan Andovit, pyeti Siljanovska Davkova.
Më 21 prill, ndërsa pastaj më 5 maj t’i lirojmë nga përgjegjësia politike, ndërsa pastaj në zgjedhjet e parakohshme do të cilat do të pasojnë që të fitojmë qeveri të re të reformuar, shtoi Siljanovska.
Para banorëve të Dellçevës fjalim mbajti edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski i cili tha se qytetarët kanë vetëm një zgjidhje për president, ndërsa kjo është kandidatja Gordana Siljanovska Davkova.
Atij që turpërohej ta këndojë himnin më 21 prill, ndërsa pastaj edhe më 5 maj do t’i themi mjaft ishte, tha Mickovski në fjalimin e tij para banorëve të Dellçevës.
Paraprakisht tubim kandidatja për president Gordana Siljanovska Davkova ka mbajtur edhe në Berovë. (koha.mk)