Shkup, 30 qershor – Bartësja e listës në njësinë zgjedhore 1 e VMRO-DPMNE-së dhe kolaicionit “Për rindërtim të Maqedonisë” Gordana Siljanoska – Davkova sot tha se qeveria në krye me LSDM-në plotësisht e ka harruar sektorin e hotelerisë dhe se masat të cilat i miratoi kanë qenë të vonuara, dhe të pamjaftueshme me çfarë momentalisht sektori i hotelerisë po përballet me humbje të plotë.
Në mënyrë shtesë Siljanoska – Davkova si bartëse në njësinë zgjedhore 1 potencoi se VMRO-DPMNE-ja ka përgatitur strategji dhe masa të cilat do t’i përkasin rimëkëmbje të ekonomisë së tërësishme ndërsa me këtë edh rehabilitim të sektorit të hotelerisë.
Siljanoska – Davkova si bartëse e listët në njësinë zgjedhore 1 të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për rindërtimin e Maqedonisë” në programin “Rindërtimi” janë vendosur projekte dhe masa konkrete për hotelierët si ulje të TVSH-së dhe ndarjen e sektorit të turizmit nga Ministria e Ekonomisë dhe bashkim me Ministrinë e Kulturës ku është përfshirë edhe hoteleria. Silanoska – Davkova sqaroi se njëra ndër shumë masat është edhe subvencionimi i kapaciteteve të hotelerisë të cilat do të merrnin status hotele të gjelbra dhe shumë projekte të cilat e prekin këtë sektor.
Më tej, Silanoska – Davkova tha se VMRO-DPMNE-ja do të stimulojë edhe ndërtim të resurseve njerëzore në turizëm gjegjësisht stimulim të përfshirjes së të rinjve në këtë sektor dhe vendosjen e kategorisë orë pune ku do të vlerësohet në mënyrë të njëjtë edhe puna e natës për nxitje të punës sezonale, ndërsa edhe njëherit për parandalim të rrjedhjes së të rinjve gjatë sezonit të sezonit të verës.