Sildi Derveni është profesioniste e suksesshme në rrugën e bukuriSë, ajo jep mësim në fushën e estetikës prej 5 vitesh në shkollën profesionale në Durrës në DRFPPD dhe në sallonin e saj “SildiMedicalEstetik”. E dashuruar pas së bukurës, Sildi në sallonin e saj ofron gjithçka ka të bëjë me kurimin në detaj tek femrat, make-up, thonj, estetikë si dhe formësime estetike në bashkëpunim me mjekë të mirënjohur. Për më shumë, InfraRed e gazetës KOHA bisedoi me Sildin dhe ajo na tregoi rreth suksesit të saj…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Sildi, më trego diçka për veten, si nisi rruga jote drejt së bukurës? Çfarë të bindi të merresh me artin e të bërit të bukur të tjerët?
Sildi është një njeri i thjeshtë që e ka nisur rrugën e bukur të fushës së bukurisë me dashuri dhe pasion. E kam dashur gjithmonë këtë gjë dhe me punë ia arrita. Që kur isha adoleshente , jam munduar të eksploroj botën e bukurisë. Le të themi që ky ishte një pasion i hershëm i imi dhe fatmirësisht m’u dha mundësia të bëhesha profesioniste në këtë fushë sepse kam sallonin tim të bukurisë të cilin e administroj vetë. Dashuria ime për të bukurën. Unë jam një femër që më pëlqen që të merrem dhe të kuroj veten deri në detajet më të vogla, kështu që këtë dashuri për të bukurën përse mos ta transmetoj edhe tek të tjerët. E di që femrat i bëj të lumtura me punën që bëj. Jam mësuese estetike prej 5 vitesh në shkollën profesionale në Durrës dhe kështu që këtë e ka zhvilluar edhe në sallonin tim, ku mësoj studentet si të bëhen profesioniste në artin e së bukurës, në make-up, vetulla, thonj dhe shumë e shumë disiplina të tjera.
KOHA: Çfarë ka kaq të veçantë Sildi dhe salloni i saj i bukurisë?
Salloni im “SildiMedicialEstetik”i cili e e ka qendrën në Durrës, ka të veçantë kurimin deri në detaje të asaj që klientet tona kërkojnë, dashurinë për punën dhe origjinalitetin në ide dhe fantazi. E kam bërë një ndërthurje mes trajtimeve, make-up, dhe formësimeve dhe sjelljen në trajtën e duhur të vetullave, trajtimeve mjekësore me dermapen, trendet më të fundit në këtë fushë. Sigurisht që bashkëpunoj me profesioniste në fushën e ndërhyrjeve estetike, ndërsa për pjesën e vetullës, thonjve dhe make-up i realizoj vetë sepse jam edhe specializuar në këtë fushë. Studentet e mia në sallon çdo ditë perfeksionohen që të kenë një profesion në të ardhmen dhe ku ka më bukur se fusha e bukurisë.
KOHA: Nëse nuk do ishe bërë pjesë e botës së bukurisë, çfarë do ishe sot?
Mendoj se do isha prapë pjesë e botës së bukurisë në një mënyrë apo në një tjetër. Jam shumë e lidhur me të bukurën.
KOHA: Saktësisht një profesioniste e estetikës merret me gjithçka që ka të bëjë me kurimin e imazhit të një femre?
Saktësisht një profesioniste e estetikës duhet të merret me gjithçka që ka të bëjë me zbukurimin dhe me të bërit të ndihen mirë femrat. Bota e së bukurës është një kompleks i tërë që zbërthehet sapo hyn në derën e sallonit, të një profesioniste, bëhet fjalë gjithmonë.
KOHA: Cili është raporti yt me ngjyrat?
Unë shquhem për ide dhe fantazi në ngjyra sepse e kuptoj që në shikimin e parë, se çfarë ngjyre i shkon një klienteje të caktuar në vetull, make-up apo edhe thonj. Edhe ngjyrat janë me personalitet sepse jo çdo ngjyrë mund t’i shkojë çdo femre. Kështu, mundohem dhe shpresoj t’ia kem arritur të realizoj idetë e mija tek klientet që nuk janë të pakët dhe këtë e kam vërtetuar nga vlerësimet dhe falënderimet e tyre!
KOHA: Cila është karakteristika jote në profesionin tënd, që ti e ke pikë të fortë?
Të kënaq pa fund klientet që kur të dalin nga dyqani të ndihen më të bukurat në botë. Është parimi im kryesor. Gjithashtu edhe studentet që mësojnë artin e bukur dhe një ditë do bëhen profesioniste në këtë fushë!
KOHA: A shikon në fund të fundit, impenjimin tënd në fushën e së bukurës si një histori suksesi?
Fakti që unë jap mësim prej disa vitesh në këtë fushë është një tregues i mirë i saj. Me bindje them se po sepse sallonet e bukurisë po shtohen çdo ditë dhe suksesi është të nxjerrësh nga salloni njerëz të lumtur, të kënaqur dhe që vlerësojnë punën që bën. Ky është sukses për mua! Vetë “SildiMedicalEstetik” është një histori suksesi!