Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Avigdor Lieberman i bëri thirrje Evropës të aplikoj qasje më të ashpër ndaj Turqisë. Ai këshilloi që këtë mësim duhet të marrin nga presidenti rus Vladimir Putin, transmeton gazeta izraelite Haretz, duke u thirrur në burime diplomatike. “Duheni të mësoheni nga Putini se si të qaseni ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan”, ka thënë Lieberman disa ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes me të cilët është takuar në javët e fundit, theksojnë burimet e njëjta. Gazeta izraelite përkujton se Putin-i i ka vendosur sanksionet Turqisë pasi ky shtet e ka rrëzuar aeroplanin rus i cili gabimisht ka hyrë në hapësirën ajrore turke gjatë operacioneve të vitit të kaluar në Siri. Haretz shkruan se Lieberman, udhëheqës i partisë nacionaliste “Israel bejtenu” (Izraeli shtëpia jonë), konsideron se ekzistojnë shumë mënyra të presionit ndaj Erdoganit pas tentimit të pasuksesshëm të grushtshtetit në korrik, shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe përpjekjet e Erdogan-it t`i kontrolloj mediat tradicionale dhe rrjetet sociale me arrestimet e redaktorëve dhe gazetarëve, transmeton gazetametro.net. Ai gjithashtu ka thënë se shtetet evropiane, përfshirë Gjermaninë, duhet të veprojnë ndaj Eroganit dhe qeverisë së tij ashtu si Putini pas rrëzimit të aeroplanit, duke theksuar se presidenti rus ka bërë presion derisa lideri turk nuk kërkoi falje. Kabineti i Lieberman-it ka refuzuar të komentoj shkrimin e Haretzit. Përndryshe Lieberman i është kundërshtuar ashpër marrëveshjes së pajtimit të Izraelit dhe Turqisë të lidhur në qershor, pas gjashtë vjetëve të krizës në marrëdhënie të shkaktuar me sulmin e komandosëve izraelit në anijen turke e cila bartte ndihma humanitare në rripin e Gazës, kur kanë vdekur 10 turq, aktivistë propalestinez. Në mbledhjen e qeverisë në të cilën është aprovuar marrëveshja, Lieberman votoi kundër dhe doli nga salla në mes të debatit, por, gjoja, i premtoi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se nuk do ta sulmoj marrëveshjen në mënyrë direkte, transmeton gazetametro.net. Forcat e mbrojtjes së Izraelit, profesionistët në Ministrinë e mbrojtjes dhe agjencionet e inteligjencës e kanë përkrahur marrëveshjen mbi pajtimin, por shefi i shërbimit të inteligjencës, gjeneral-majori Herzl Halevi, ka thënë të shtunën në një konferencë të mbyllur se është pesimist në lidhje me Turqinë. Halevi gjithashtu konsideron se Izraeli nuk duhet me aq zell të përmirësoj marrëdhëniet me atë vend. “Në pesë apo dhjetë vjet të ardhshme, trashëgimia e Ataturkut nuk do të jetë më aktuale. Ne jemi duke parë një proces të radikalizmit në Turqi”, ka thënë Halevi dhe vlerësoi se marrëdhëniet me Turqinë duhen të përmirësohen gradualisht.