Sikur humbja mos t’i mjaftonte, Real Madridi u detyrua të kthehej në shtëpi me autobus

6

Real Madridi e përjetoi një fundjavë që nuk do të dëshirojë ta kujtojë asnjëherë, pasi përveç pësoi disfatë ndaj Levantes dhe e humbi yllin e skuadrës Eden Hazard, ekipit iu desh të kthehej në Madrid përmes autobusit.

Për shkak të mjegullës së dendur, lojtarët dhe stafi i Real Madridit u detyruan ta anulojnë fluturimin dhe të kthehen në kryeqytet përmes autobusit, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Los Blancos kishin planifikuar të ktheheshin me aeroplan, por aeroporti i Valencias ishte mbyllur për shkak të mjegullës.

Si pasojë, Real Madridi u kthye në Madrid shumë më vonë seç priste në një natë që do të dëshirojë ta harrojë në Valencia.

Comments are closed.