Në BE vitin e kaluar pati gjendje jologjike. Kur pritej nga vendi i cili nuk është anëtar i BE-së që ta sigurojë zonën e shengenit nga refugjatë të cilët hyjnë në BE duke ardhur nga një vend anëtar i Unionit, e më pas kalojnë nëpër vende të cilat nuk janë anëtare të BE-së, ndërsa nga ana tjetër BE-ja nuk është e gatshme të fillojë negociata për anëtarësim me Maqedoninë. Kjo thjeshtë nuk është e pranueshme, tha sot në konferencën në Shkup ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto pas takimit me nikoqirin e tij, Nikolla Poposki. “Është argëtuese të thuhet se Maqedonia sipas profesionit është kandidate, por Maqedonia para së gjithash është vend të cilin duhet ta respektojmë së bashku me popullin e Maqedonisë dhe arritjet e saj në këtë pikëpamje. për këtë arsye, si hungarezë do të insistojmë në fillim të negociatave për anëtarësim me BE-në sa më shpejtë të jetë e mundur. E dimë se ka një vend fqinj i cili sigurisht do të vendosë veto. Konsideroj se çështjet bilaterale gjithsesi duhet të tejkalohen, por nuk konsideroj se ato janë argumenti adekuat për t’u shfrytëzuar bllokimi i fillimit të negociatave për anëtarësim. Për këtë arsye kërkojmë nga të gjithë miqtë të mos vendosin veto për fillim të negociatave të Maqedonisë”,. tha Sijarto. Ai theksoi se Maqedonia tashmë është dashur të jetë gjatë kohë anëtare e NATO-s, ndërsa negociatat për anëtarësim në BE tashmë duhej të jenë të filluara që para shumë viteve. Maqedonia, theksoi, se kontribut të rëndësishëm në raport me aktivitetet e NATO-s, është edhe një nga vendet më të rëndësishme pjesëmarrëse të cilat nuk janë anëtare të NATO-s dhe Aleanca duhet shumë më tepër ta respektojë atë dhe ta ketë parasysh. Lidhur me krizën e emigrantëve, ai theksoi se vetëm pjesërisht është e saktë se vala e emigrantëve në Evropë është ndaluar falë marrëveshjes së BE-së me Turqinë, por thotë se kjo nuk është e vërteta e plotë. Ai e falënderoi Maqedoninë për ndihmën në tejkalimin e krizës emigruese dhe paralajmëroi se do të vazhdojë përkrahja hungareze me nëpunësit policorë në raport të sigurimit të kufirit jugor. Ministri Sijarto e ndan optimizmin e kolegut austriak Sebastian Kurc për fillimin e hershëm të negociatave me Brukselin. Për vizitën e Maqedonisë, gjatë fushatës zgjedhore Sijarto theksoi se nuk është kotestuese sepse është përkrahje e zakonshme e partive simotra, ndërsa vizitë të ngjashme ka pasur edhe në Serbi. Ai paralajmëroi se sot do të jetë edhe i ftuar në tubimin e VMRO-DPMNE-së. “Nuk është mëkat të kesh marrëdhënie të mira me ministrin e punëve të jashtme. Një nga qëllimet është që të realizoni marrëdhënie të mira me kolegët tuaj. Hungaria është këtu që t’ju japë përkrahje”, tha Sijarto. Ministri Poposki, theksoi se suksesi kryesor i cili mund të matet për çdo politikan, ministër, anëtar i Qeverisë është pikërisht krijimi i miqve. “Ne nuk kemi dëm nga më tepër miq, kemi dëm nga mungesa e miqve që duhet të sjellin vendime. Sijarto dhe Kurc janë miqtë e mi, Mitov i Koxias janë miqtë e mi dhe me të gjithë përpiqem që të heqim pengesën në rrugën e Maqedonisë për në BE. Këtë e shikoj si mision që duhet ta realizoj”, tha Poposki. Në takimin Poposki Sijarto u bë fjalë edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik , ndërsa është paralajmëruar edhe hapja e linjs së re ajrore Shkup-Budapest gjatë prillit të vitit të ardhshëm. Të dy ministrat sot në Shkup do të mbjellin fidanë në kuadër të aksionit Dita e Drurit.