Hungaria dëshiron që Bashkimi Evropian dhe NATO ta përshpejtojnë integrimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor, deklaroi sot shefi i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto. “Përshpejtimi i procesit të ribashkimit është garanci për sigurinë”, theksoi Sijarto në konferencën për shtyp me kolegët e tij nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe Ballkani Perëndimor. Ai shtoi se “një Ballkan Perëndimor jostabil dhe tensionues është rrezik për gjithë Evropën”. “Ne kemi kërkesa të lidhura me këtë”, theksoi Sijarto.