Shkup, 18 dhjetor – Ministri i jashtëm i Hungarisë Peter Sijarto pas takimit tet a tet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov deklaroi se vendi i tij edhe më tej do jetë mbështetësi më i zëshëm në përpjekjet e Maqedonisë për integrimin në BE e NATO. “Duam që BE të caktojë datë për fillim të negociatave me Maqedoninë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm”, ka thënë Sijarto, transmeton Medial.mk.