Ankara, 30 qershor – Bashkimi Evropian duhet të firmosë marrëveshje të re për emigrim me Ankaranë, me qëllim që Turqia ta parandalojë fluksin e emigrantëve përmes kufijve të saj, deklaroi sot ministri hungarez i Punëve të Jashtme Piter Sijarto.
Ai këtë e tha pas bisedës me ministrin turk për punë të jashtme Mevlut Çaushoglu në Ankara.
Sijarto theksoi se Brukseli i ka premtuar Turqisë gjashtë miliard dollarë që të ballafaqohet me situatën, por që është kontestuese se sa prej atyre parave ia janë transferuar Ankarasë.
Sijarto i bëri thirrje Brukselit urgjentisht ta zgjidh kontestin me Turqinë.
Ai vlerësoi se emigrimet më parë kanë paraqitur rrezik kulturologjik dhe të sigurisë, ndërsa tani e rrezikojnë ekonominë dhe shëndetin.