Ditë më parë, daloshit shqiptar, Fidan Imerit i ishin vjedhur autotargat zvicerane të veturës “BE 420”. Djaloshi ishte brengosur pa masë për këta numra pasi i kishte si kujtim nga babai i tij tashmë i ndjerë dhe i përkisnin kompanisë ku punonte ai. Ajo që më së tepërmi e brengoste Fidanin, ishte procedura e rregullt në raste të tilla, gjatë si cilave ai di të duhej të priste për 15 vite me radhë, në mënyrë që t`i përdorte sërish ata. Prandaj për gjetësin e tyre, Fidani kishte ofruar një shpërblim të majmë prej një mijë frangash zvicerane.
“Targat u hoqën me forcë”, thotë Fidan Imeri. 31-vjeçari nga Kirchbergi i Kantonit të Bernës në Zvicër, i cili ka dashur të shkojë në punë me Porsche-n e tij të zezë më 3 janar, kur vuri re që persona të panjohur ia kishin hequr targat e tij dhe i kishin marrë me vete.
Bëhej fjalë për autotargat më numër “BE 420” që i kishte blerë për 11,000 franga zvicerane. Fidani ka pasur plotësisht të drejtë kur deklaroi: “Unë dyshoj se ndonjë koleksionist i ri i trofeve i vodhi numrat e mi dhe ato i ka varur në banesën e tij”, informon Shtegu.com. Pasi numri 420 është një fjalë e zakonshme që përdoret si kod për pirjen marihuanës në mesin e konsumuesve. Termi u krijua nga një grup amerikanësh që po kërkonin një plantacion kërpi dhe u takuan në orën katër e njëzet. Pas disa përpjekjeve të dështuara për të gjetur plantacionin, u shfaq fraza 4:20, e cila përfundimisht u përdor si fjalë e përgjithshme e kodit për pirjen e marihuanës. Nga kjo, u zhvillua një lëvizje e vërtetë.
Në Amerikën e Veriut, 20 prilli (sipas shënimit amerikan 4/20) gjithashtu u shpall një festë jozyrtare, gjatë së cilës njerëzit takohen dhe festojnë përdorimin e kanabisit. Kjo ngjarje është shpesh në formë politike dhe kërkon legalizimin e kanabisit.
Këto autotarga gjithashtu kanë një vlerë emocionale për Fidanin: «Babai im i ndjerë m`i la këto numra». Fillimisht, numrat i përkisnin kompanisë ku punonte babai i tij. Pas vdekjes së tij të papritur, Fidani i bleu numrat. “Unë jam këmbëngulës dhe do t’i kërkoj numrat deri sa t’i kem përsëri”, ka qenë këmbëngulës Fidani.
Dhe dyshimet e tij u bënë realitet. Enkas për Shtegu.com, Fidani ka zbuluar se i ka gjetur autotargat e shumëkërkuara. Një sihariq i vërtetë për të, pasi ai sërish do të mund ta drejtojë Porsche-n e tij me këto numra kuriozë.
“Pas shumë mesazheve që i poranova në adresën time të e-mailit, më në fund u lajmërua edhe personi i vërtetë që më orientoi te hajni i autotargave. Natyrisht se nuk mungoi edhe shpërblimi i premtuar prej një mijë frangave, por ajo që është më me rëndësi, është fakti se numrat janë sërsih tek unë dhe me ta ndjehem më i sigurt në komunikacion”, ka pohuar Fidan Imeri me prejardhje nga Ferizaj, i cili është një afarist i suksesshëm në rrethinën e Bernës dhe prind i një vogëlushe të bukur.
Ligji zviceran e parasheh që në rast të humbjes së autotargave, ato bllokohen për 15 vite me radhë, që do të ketë qenë një humbje e madhe për Fidanin.