Sigurohen 188 milionë euro për infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe komunale

Për vetëm 100 ditë Qeveria siguroi 188,4 milionë euro grante për përmirësim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Në konferencën për shtyp në Qeveri me rastin e punës së bërë gjatë 100 ditëve të para, ministri Sugareski vlerësoi se Maqedonia po bëhet pjesë e bashkësisë transportuese e përbërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja.

“E rritëm vëllimin e hapësirës ajrore përmes vendosen së tre linjave të reja drejt Romës, Maltës dhe Suedisë, e vazhduam afatin për legalizim të ndërtimeve pa leje nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2018 dhe nga 1 janari deri më 30 korrik të vitit 2018, deri në 50 për qind i ulëm të gjithë çmimet e shërbimeve që i ofron Kadastra, gjetëm zgjidhje ligjore për kthim të autorizimeve të marra të gjeodetëve privat, përpiluam dhe propozuam një sërë vendimesh ligjore me të cilët e lehtësuam punën e biznes sektorit”, theksoi Sugareski.

Ai theksoi se janë siguruar 131 milionë euro mjete të pakthyeshme nga BE-ja për rindërtim të hekurudhës deri në Bullgari në Korridorin 8 dhe se me memorandumin e nënshkruar me Ministrinë bullgare të Transportit dhe Komunikimeve, të dy shtetet janë të obliguara që më së voni deri në vitin 2027 të ndërtohet tërësisht hekurudhë e re.

Në pjesën e infrastrukturës rrugore përmes Programit operativ për transport 2014-2020 janë siguruar gjithsej 41 milionë euro mjete të pakthyeshme për ndërtim të autostradave të reja.

Ai shtoi se një nga prioritetet e Qeverisë së re është edhe ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë. “Një prej prioriteteve është edhe ajo autostradë. Ajo do të bëhet, megjithatë duhet të bëhet plan dhe projekt serioze”, tha Sugareski.

Për përmirësim të furnizimit me ujë për komunat janë siguruar 12,5 milionë euro, prej të cilave 9,5 milionë euro janë mjete të pakthyeshme.