Siguria ushqimore në botë, nën rrezik

32

Çmimet e ushqimeve po rriten gjatë pandemisë së koronavirusit, duke rrezikuar sigurinë ushqimore. Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) e Kombeve të Bashkuara, raportoi se çmimet botërore të ushqimeve u rritën për të tretin muaj radhazi në Gusht, duke shënuar nivelet më të larta që prej Shkurtit. Indeksi i Organizatës ndjek çmimet ndërkombëtare të ushqimeve më të tregtuara. Rritja e çmimeve erdhi për shkak të kërkesës më të fortë dhe dobësimit të dollarit, sipas Organizatës. Ndërkohë që lëndët e para ushqimore janë të kuotuara në dollar, rënia e valutës mbështet çmimet.
Këtë Javë, zyra e Statistikave në Kinë deklaroi se çmimet e ushqimeve në vend u rritën me 11.2% në Gusht me bazë vjetore, prej çmimeve më të larta të mishit të derrit, si pasojë e përhapjes së gripit afrikan të derrit. Çmimet e mishit të derrit u rritën me 52.6% në Gusht me bazë vjetore. Moti i ngrohtë dhe me shi ka ndikuar gjithashtu tek çmimet, ndërkohë që perimet janë rritur me 6.4% nga Korriku.
Çmimet e vezëve janë rritur me 11.3% në të njëjtën periudhë, prej kërkesës sezonale që tejkaloi nivelet e ulëta të inventarëve. Ekspertët kanë thënë se ndërsa nuk ka presione për mungesë të ushqimeve, koronavirusi ka goditur zinxhirët e furnizimit dhe kufizuar lëvizjet. “Ndërkohë që kriza e koronavirusit vazhdon, ndërprerjet në zinxhirët e brendshëm ushqimorë dhe humbja e të ardhurave dhe remitancave po krijojnë tensione në sigurinë ushqimore në shumë vende”, deklaroi Banka Botërore në nisje të Javës.

Comments are closed.