Dënime për sulmet e javës së kaluar ndaj gazetarëve dhe punonjësit medial në Kuvend dhe mesazhe për zbatimin e reformave dhe masa për mbështetjen e gazetarisë profesionale, rritje të edukimit medial, ndërsa mediat në mënyrë profesionale dhe etike ta kryejnë profesionin, dërguan sot pjesëmarrësit në panel debatin me rastin e Ditës botërore të lirisë së shtypit në organizim të Delegacionit të BE-së. Euroambasadori, Samuel Zhbogar potencoi se shënimi i Ditës Botërore për lirinë e mediave për fat të keq ndodh pas incidentit të papranueshëm të dhunshëm në Kuvend javën e kaluar ku janë sulmuar jo vetëm deputetët, por edhe gazetarët dhe ekipet mediale dhe janë parandaluar në kryerjen e detyrës së tyre. “Presim organizatorët dhe ata që e zbatuan dhunën të dalin para drejtësisë”, tha Zhbogar, duke theksuar se lira e shprehjes është e drejtë themelore e njeriut e cila është e pandashme e demokracisë dhe qeverisjes të së drejtës.
Në vend, potencoi, janë të nevojshme reforma në fushën e mediave dhe lirinë e shprehjes dhe masa të cilat do ta mbështesin gazetarinë profesionale, mbrojtjen e sigurisë së gazetarëve, do të përqendrohen në vetëcensurës dhe në gjuhën e urrejtjes e cila nxit jotolerancë dhe do të përqendrohen në financimin e mediave dhe mbikëqyrjen efektive. “Gazetarët janë në radhët e para të ndryshimeve në shoqëri, ndërsa gazetaria është profesion që ka detyrë përgjegjëse për të informuar në mënyrë objektive, ta reflektojë diversitetin e mendimeve dhe të bëjë thirrje për përgjegjësinë e atyre që janë në pushtet”, theksoi euroambasadori Zhbogar.
Shefja e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Soumalain e përsëriti brengosmërinë për sulmin ndaj gazetarëve dhe kërkesën për sanksionimin e autorëve të incidenteve, duke porositur se çdo medie duhet të jetë e lirë dhe ta bëjë punën e vet pa frikë. “Siguria e gazetarëve është bazë dhe parakusht për media të hapura”, theksoi Soumalain. Fakteve alternative dhe lajmeve të rrema, sipas saj, duhet t’u përgjigjemi me mbështetjen e gazetarisë cilësore që qytetarët të kenë informacione objektive dhe të sakta si dhe qasje në pikëpamje të ndryshme. “Duhet të mbështetet dhe zhvillohet edukimi medial që qytetarët ta kuptojnë se si mediat ta formojnë informacionin dhe mund të njohin informacion të gabuar”, theksoi shefi i misionit të OSBE-së.
Sipas drejtorit të Agjencisë për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale, Zoran Trajçevski, në Maqedoni ekziston bazë solide për edukimin medial i cili duhet të zhvillohet, ndërsa të gjitha subjektet të cilat kanë pikë ndërlidhëse me atë kanë përgjegjësi të sigurojnë aktivitete dhe projekte në këtë drejtim. Drejtuesi i sektorit për komunikime elektronike në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Dimitar Bukovallov vlerësoi se si asnjëherë deri më tani nevojitet mbështetje e gazetarisë profesionale dhe mbrojtje më e madhe e të drejtave të gazetarëve.