Opinionistja Sibel Halimi e ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ka të bëjë me rregullat për votimin e personave që jetojnë jashtë Kosovës.
Ajo ka thënë se pas marrjes së vendimit, KQZ është dashur të japë sqarime shtesë në mënyrë që mos të krijohej hapësirë për interpretime nga partitë politike.
“Ndoshta para se të futemi në analizën e Sami Kurteshit [VV] sa i përket çështjes së votimit të diasporës, ndoshta duhet të trajtohet çështja se si duhet institucionet kur marrin vendimet, të japin sqarime menjëherë në mënyrë që të evitohen interpretimet e partive politike”.
“Prezantimi i parë i Kurteshit duket abstrakt sepse në momentin që ai e voton një vendim të caktuar dhe pastaj kthehet në parti dhe hasë në dikë që ka mendim tjetër – ai duhet që më konkretisht ta mbrojë votën e tij sepse KQZ është një institucion i pavarur”.
“Ajo çfarë është e rëndësishme është se në fillim nga KQZ është përmendur thirrja, por sot u sqarua se do të jetë më shumë se një thirrje”.
“Pavarësisht integritetit të votës, kjo e drejtë dhe ky integritet duhet të mbrohet nga të gjitha partitë politike; pavarësisht asaj se diaspora është bërë një çështje që po i karakterizon zgjedhjet para fushatës – edhe Lugina e Preshevës – janë dy çështje që kanë filluar të aktualizohen”.
“Secila parti politike e ka një shqetësim të caktuar, natyrisht se KQZ e ka për obligim të japë sqarime”.