Sia zbulon se është nënë e dy fëmijëve të adoptuar

22

Askush nuk e ka ditur por këngëtarja e njohur Sia është nënë e dy fëmijëve të cilët ajo i ka adoptuar. Këtë lajm ajo ka zgjedhur ta japë gjatë një interviste me SiriusXM Hits teksa ka treguar se ndjesia më e bukur në botë është fakti që është nënë.

Këngëtarja është shprehur se donte të zgjeronte familjen e saj dhe kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2019. “Në fakt kam adoptuar dy djem vitin e kaluar. Ata të dy janë 19 vjeç tani. Dhe unë i dua ata”, është shprehur Sia.

Në fillim të muajit Maj, këngëtarja publikoi këngën e saj të re, “Saved My Life” e cila është me klip i xhiruar në kushte karantine, ndërsa tekstshkruesja është bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Comments are closed.