Pekin, 2 janar – Kina nuk e përjashton mundësinë për përdorimin e forcës ndaj Tajvanit, deklaroi presidenti kinez Si Xhinping, duke theksuar se vendi sërish do të bashkohet.
“Pekini ka të drejtë t’i përdorë të gjitha mbetet e nevojshme kundër forcave të jashtme, të cilat e pengojnë bashkim të qetë të Kinës dhe mbështesin veprime separatiste” paralajmëroi Si.
Ai theksoi se “askush nuk mund ta ndërrojë faktin se Tajvani është pjesë e Kinës dhe se njerëzit e të dyja palëve të rrjedhës së Tajvanit duhet të synojnë sërish ndaj bashkimit”.
“Pavarësia e Tajvanit mund të sjellë vetëm deri në një gjendje të pashpresë. Zgjidhja e qetë e çështjes së Tajvanit është rrugë e sigurt drejt ruajtjes së sigurisë dhe qetësisë në rajon”, theksoi presidenti kinez.